MPB: Arrestohet një 23-vjeçar nga Haraçina e Shkupit për tregti të lëndëve narkotike - Gazeta Express
string(83) "mpb-arrestohet-nje-23-vjecar-nga-haracina-e-shkupit-per-tregti-te-lendeve-narkotike"

Ballina

Gazeta Express

06/10/2022 11:48

MPB: Arrestohet një 23-vjeçar nga Haraçina e Shkupit për tregti të lëndëve narkotike

Ballina

Gazeta Express

06/10/2022 11:48

Ministria për Punë të Brendshme njoftonë se është arresutar një 23 vjeçar nga Haraçina e Shkupit përshkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

“Departamenti për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda – Departamenti për hetime kriminale – Njësia për trafikim të paligjshëm të narkotikëve, pas hetimeve disa mujore, më 05.10.2022 ka privuar nga liria një shitës të kokainës nga Haraçina e Shkupit”.

Lexo Edhe:

“Gjegjësisht, në kuadër të hetimeve të kryera në periudhën nga qershori deri në tetor të vitit 2022, në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, Njësiti për trafikim të paligjshëm të drogës ka siguruar prova materiale për personin me iniciale E.A.(23), për të cilin ekzistojnë shkaqe dyshimi se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, i dënuar nga neni 215 i Kodit Penal”.

Njëherit gjatë kontrollit në shtëpinë e personit në fjalë nga MPB thonë se janë gjetur objekte në lidhur me vepra penale nga ku edhe është arresutuar.

“Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e E.A. në Haraçinë të Shkupit, në bazë të urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, janë gjetur objekte në lidhje me vepra penale, dhe personi është arrestuar. Në koordinim me prokurorin publik kompetent nga Prokuroria Publike e Shkupit, kundër tij gjatë ditës me procedurë të shpejtë do të parashtrohet kallëzim penal”.

Nga MPB bëjnë të ditur se i për të njejtin person në vitin 2019 është ngritur ka;;ëzim penal për trafikim të paligjshëm të kokainës.

“Në mars 2019, ndaj të njëjtit person është bërë kallëzim penal për trafik të paligjshëm kokaine”, thonë nga MPB./KlanMacedonia/