Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se një banor i Shkupit u arrestua për rrezikim të sigurisë së një helikopteri të policisë ndërsa ai mbushte ujë për të shuar zjarret që kapluan vendin.
“Më 12.08.2025 në orën 18:55, oficerët e Stacionit Policor të Karposhit arrestuan I.A. (55) nga Shkupi nën dyshimin për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 303 të Kodit Penal (rrezikimi i sigurisë së trafikut ajror). Konkretisht, më 06.07.2025 rreth orës 18:00, ndërsa helikopteri policor po i afrohej vendit ku lumi Lepenec derdhet në lumin Vardar me qëllim që ta mbushte me ujë për të shuar zjarrin në rajonin e Bllacës, pilotët vunë re një person i cili hyri në pjesën e cekët të shtratit të lumit Vardar dhe po tundte duart, pas së cilës personat e pranishëm në vendngjarje i informuan se personi po hidhte gurë drejt helikopterit dhe se për këtë arsye ishin të detyruar të ndryshonin vendin e mbushjes me ujë, sepse ishin vënë në rrezik ekstrem për sigurinë gjatë kryerjes së detyrave për nevojat e shtetit dhe qytetarëve. Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, I.A. është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës”, njoftojnë nga MPB-ja.
tag_katrorimaqedoni_2