Mozzik shkruan fjalë të mëdha për veten dhe kampionin e botës, Robin Krasniqin - Gazeta Express
string(77) "mozzik-shkruan-fjale-te-medha-per-veten-dhe-kampionin-e-botes-robin-krasniqin"

Mozzik shkruan fjalë të mëdha për veten dhe kampionin e botës, Robin Krasniqin

Gazeta Express

15/10/2020 10:55

Para pak ditësh boksieri me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi u shpall kampion bote në versionin WBA në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO.

Pas fitores së tij përballë gjermanit Dominic Boesel askush nuk mund ta përmbante krenarinë, sepse Robin është shqiptari i parë që fiton dy tituj të mëdhenj në boks.

Lexo Edhe:

Së fundmi ai është takuar me reperin Mozzik, i cili i ka kushtuar dy fjalë mikut të tij, që në fakt na i bënë zemrat mal të gjithëve. Pavarësisht se të dy vijnë nga profesione të ndryshme, reperi shprehet se kanë të njëjtin qëllim: t’i tregojnë gjithë botës se kush janë shqiptarët.

“‘Nuk ka asnjë sekret në pasojën e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet’ – Kolin Pauell. Me jaranin Robin Krasniqi, kampionin botëror në fushën e boksit. Dytë profesione të ndryshe por dytë të njëjtin qëllim, t’i tregojmë botës kush jemi, të thyejmë rekordet e sukseseve. Të bëjmë krenarë Kosovën e Shqipërinë, e gjithë shqiptarët kudo në botë”, ka shkruar Mozzik.