Mozzik ironizon me Labin në videon sensibilizuese 'Ka virus' - Gazeta Express
string(58) "mozzik-ironizon-me-labin-ne-videon-sensibilizuese-ka-virus"

Gazeta Express

15/07/2020 14:12

Mozzik ironizon me Labin në videon sensibilizuese ‘Ka virus’

Gazeta Express

15/07/2020 14:12

Me rritjen e të infektuarve, Qeveria ka marrë masa për parandalimin e pandemisë, që njëra ndër to është edhe bartja e maskës.

Një mesazh për vetëdijesimin e qytetarëve e ka dhënë edhe reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik përmes një postimi në Instagram.

Lexo Edhe:

Ndryshe nga bashkëvendasi i tij, Labi i cili kohë më parë tha që nuk ka virus dhe se e gjitha është gënjeshtër, Mozzik tha se ka virus dhe bëri thirrje që të gjithë të mbajnë maska dhe t’i respektojnë rregullat.

“KA VIRUS #BrravoMoz Covid 19 e kemi kudo , iu lutem të gjithëve të mbani maskat! Respektoni rregullat! Edhe njëherë KA VIRUS”, ka shkruar Mozzik në postim.