Mozzik bën një tatuazh – është në gjuhën arabe - Gazeta Express
string(44) "mozzik-ben-nje-tatuazh-eshte-ne-gjuhen-arabe"

Mozzik bën një tatuazh – është në gjuhën arabe

Yjet

Gazeta Express

05/10/2022 23:09

Reperi i njohur Gramoz Aliu, i prezantuar për publikun me emrin e artit Mozzik ka treguar se është i pasionuar pas tatuazheve.

Ai ka shumë të tillë në trupin e tij, përfshirë edhe disa në duar dhe gishta. E së fundmi artisti ka shtuar një të ri që e ndau dhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Lexo Edhe:

Mozzik postoi një foto në Instastory ku shihej në avion duke udhëtuar teksa fokusonte tatuazhin e ri në gjuhë arabe i bërë pranë gishtit të madh të dorës.

Por, cili është kuptimi i tij?

Kjo fjalë në shqip përkthehet “luftëtar”. Simbolika? Mozzik shpesh ka deklaruar se e cilëson veten si ‘ushtar’ sepse ka luftuar për të qenë këtu ku është sot.

Një nga tatuazhet e Mozzik që është pëlqyer më shumë dhe që na rrëmbeu zemrat është portreti i vajzës së tij, Hanës.

Më poshtë mund të shihni disa nga tatuazhet e reperit.