Moyes: West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion - Gazeta Express
string(52) "moyes-west-ham-nuk-luan-qe-ta-beje-arsenalin-kampion"

Moyes: West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion

Futboll

Gazeta Express

19/05/2024 9:45

Sot, Manchester City e zhvillon ndeshjen vendimtare për titullin kampion në Premierligës.

City takohet me West Ham United, në xhiron e fundit në elitën angleze.

Lexo Edhe:

Në prag të takimit, trajneri mysafir, David Moyes, ka thënë se do të luajnë për vete dhe tifozët e West Ham, pa menduar për Arsenalin dhe Man Cityn.

“Është e vështirë të mposhtet Man City në çdo kohë, veçanërisht kur ata e dinë se duhet të fitojnë një ndeshje për të siguruar kampionatin. Kjo na vë nën presion për shkak të asaj që mund të bëjë Manchester City, por gjithashtu i vë ata nën presion”.

“Futbolli është një lojë e çuditshme dhe nuk e dini se çfarë momentesh do të keni për të fituar ndeshjet. Ne duhet të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato mundësi kur ato të vijnë”.

“Ne jemi plotësisht të përqendruar te vetja. Ne nuk po luajmë për ta bërë Manchester Cityn të humbasë Ligën Premier  ose që Arsenali të fitojë kampoionatin, ne po luajmë për West Hamin dhe po përpiqemi të fitojmë ndeshjen për tifozët tanë”, ka thënë Moyes.

Arsenalit i duhet West Ham që ta mposht Man Cityn sot për të pasur çdo mundësi për të fituar kampionatin, ndërsa Topçinjtë presin Evertonin.