‘Moving Balkans’ thirrje për pjesëmarrje në punëtorin e kërcimit në Shkup - Gazeta Express
string(71) "moving-balkans-thirrje-per-pjesemarrje-ne-punetorin-e-kercimit-ne-shkup"

Arte

Gazeta Express

02/04/2024 14:14

‘Moving Balkans’ thirrje për pjesëmarrje në punëtorin e kërcimit në Shkup

Arte

Gazeta Express

02/04/2024 14:14

Punëtoria do të presë 25 kërcimtarë të rinj nga Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Rumania, Bullgaria dhe Turqia.

Qendra Kulturore Interart Shkup (organizata nikoqire) do të mbulojë financiarisht punëtorinë, shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimin dhe gjithashtu do të ofrojë hyrje falas për shfaqjet në festivalin ndërkombëtar Dance Fest Skopje.

RRETH PUNËTORISË:

Programi është projektuar si një laborator, duke u zhvilluar çdo ditë nga data 13 deri në 15 maj, nga ora 10 deri në 15:00. Programi do të përfshijë klasa të teknikës bashkëkohore të kërcimit, Analizë të Lëvizjes Laban dhe proces kërkimor artistik. Ju do të më mentoroheni nga Joan van der Mast (Konservatori Mbretëror në Hagë, Holandë), Risima Risimkin (Universiteti Goce Delcev dhe Teatri i Kërcimit Shkup, Maqedonia e Veriut) dhe Giorgia D’Amico (koreografe dhe edukatore, Siçili/Zvicër).

Laboratori do të zhvillohet gjatë festivalit ndërkombëtar Dance Fest Skopje, duke u ofruar pjesëmarrësve të përzgjedhur mundësinë për të ndjekur shfaqjet në mbrëmje dhe për t’u angazhuar në rrjete profesionale.