Mourinho zbulon çfarë i kishte thënë Guardiolës gjatë triumfit historik kundër Barçës - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

22/05/2020 14:12

Mourinho zbulon çfarë i kishte thënë Guardiolës gjatë triumfit historik kundër Barçës

Sport

Gazeta Express

22/05/2020 14:12

Jose Mourinho ka zbuluar se çfarë i kishte thënë Pep Guardiolës gjatë ndeshjes kthyese të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve 2009/10. Trajneri i atëhershëm i Interit i kishte thënë të mos festonte kur Thiago Motta ishte ndëshkuar me karton të kuq, pasi që ndeshja s’kishte marrë fund ende.

Interi e kishte mposhtur Barcelonës gjatë ndeshjes së parë, duke regjistruar fitore me rezultat 3:1 falë golave të shënuara nga Wesley Sneijder, Maicon dhe Diego Milito – duke e marrë kështu  një epërsi të madhe para ndeshjes kthyese në Camp Nou, tetë ditë më vonë, transmeton Gazeta Express.

Motta ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 28-të të ndeshjes kthyese dhe Mourinho ishte zemëruar kur e kishte parë stolin e Barcelonës duke festuar.

“Kur Sergio Busquets u rrëzua, unë isha mes stolit tonë, stolit të tyre dhe vendit ku Thiago Motta u ndëshkua me të kuq. Me majë të syrit e pash stolin e Barcelonës duke festuar, sikur të kishin fituar”, kujtoi Mourinho në intervistën e dhënë për Gazzetta dello Sport.

“Guardiola e ftoi Zlatan Ibrahimovicin për të folur për taktika: taktika se si të luajë me 11 lojtarë kundër dhjetë lojtarëve. Kështu që unë thjesht i thash: “Mos festo ende, kjo ndeshje s’ka marrë fund””.

Përkundër që Barcelona mori fitore 1:0 në atë ndeshje, Interi kaloi në finale falë rezultatit të përgjithshëm. Në fund zikaltrit arritën të bëhen klubi i vetëm italian në histori që arriti ta fitojë tripletën, pasi që atë sezon e mposhti edhe Bayernin në finale të Championsit. /Gazeta Express/