Mourinho: Të gjithë do të na e kenë frikën në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(63) "mourinho-te-gjithe-do-te-na-e-kene-friken-ne-ligen-e-kampioneve"

Gazeta Express

12/12/2019 13:58

Mourinho: Të gjithë do të na e kenë frikën në Ligën e Kampionëve

Gazeta Express

12/12/2019 13:58

Jose Mourinho këmbëngul se të gjitha ekipet do të dëshirojnë ta shmangin Tottenhamin në shortin e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të hënën, përkundër humbjes që skuadra e tij e pësoi 3:1 ndaj Bayern Munich në ndeshjen e fundit në grup të mërkurën.

Tottenhami e kishte siguruar kualifikimin në mesin e 16 më të mirëve nga pozita e dytë në Grupin B para ndeshjes me Bayernin të mërkurën mbrëma dhe si rrjedhojë Mourinho i pushoi plot lojtarë të formacionit të parë, përfshirë sulmuesit Harry Kane dhe Dele Alli dhe mbrojtësin Jan Vertonghen, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mourinho nënvizoi pas ndeshjes së nuk do të merret shumë me humbjen ndaj Bayernit, por do ta përdorë paraqitjen e lojtarëve që luajtën në këtë ndeshje për të vendosur për formacionet në ndeshjet e ardhshme.

Ai paralajmëroi se ekipi i tij do të jetë shumë më i fortë në fazën e eliminimit direkt, që nis në shkurt.

“Mendoj se ekipet që i kanë fituar grupet e tyre përkatëse luten të mos u bie shorti të luajnë kundër neve”, tha Mourinho.

“Mendoj se ne jemi njëri prej ekipeve më të forta nga pozitat e dyta në grupe. Deri në fund të shkurtit, do t’i kuptoj lojtarët e mi më mirë dhe ata do të më kuptojnë mua më mirë. I kemi dy muaj për të punuar së bashku dhe mendoj se do të jemi shumë më të përgatitur”, shtoi ai. /Gazeta Express/