Mourinho: Të fitosh me Porton, Interin e Romën nuk është njëjtë si me Barçën e Realin - Gazeta Express
string(83) "mourinho-te-fitosh-me-porton-interin-e-romen-nuk-eshte-njejte-si-me-barcen-e-realin"

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 15:22

Mourinho: Të fitosh me Porton, Interin e Romën nuk është njëjtë si me Barçën e Realin

Futboll

Gazeta Express

19/08/2025 15:22

José Mourinho ka qenë gjithmonë me opinionet e tij publike.

Trajneri i Fenerbahçes është kthyer të flasë për ato që i ka arritur në karrierë.

Ai e ka kujtuar madhështinë e tij duke arritur suksese edhe me klube që s’janë të rangut elitar, siç është Porto, apo edhe me Interin e Romën, që s’janë të nivelit të Top 5 klubeve më të mira në botë, shkruan “Gazeta Express”.

“Ta fitosh Championsin me Porton nuk është njëjtë sikur ta fitosh me Barcelonën, njëjtë si nuk është e njëjtë ta fitosh atë me Interin si me Real Madridin”, deklaroi “Special One” për mediat braziliane, përcjell mediumi turk “Fanatik”.

Sa i përket eksperiencës që e kishte në Real Madrid, ku i mungoi trofeu i Ligës së Kampionëve, duke u kënaqur vetëm me La Ligan dhe Copa del Rey, ai e përsëriti me krenari që “e ka ndalur dhe thyer ciklin dominues të Barcelonës së Guardiolës, apo më mirë të themi skuadrës më të mirë në botë.”

Trajneri portugez foli edhe për suksesin që e pati me Romën, me të cilën e ftoi Ligën e Konferencës.

“Trofeu i parë dhe unik evropian në histori të klubit. Kështu që, them se nuk çon peshë veç numri i titujve që i kam fituar, por edhe mënyrë se ku dhe me kë i kam fituar”, përfundoi Mourinho. /Gazeta Express