Jose Mourinho ka folur për eksperiencën e tij në Turqi dhe i ka përgënjeshtruar zërat për një interesim të Fenerbahçes për Neymarin.
Në një intervistë dhënë kanalit brazilian “Sporty Net”, trajneri portugez i preku shumë tema, të së tashmes dhe të së shkuarës, përcjell “Gazeta Express”.
“Jam adaptuar mjaft mirë në Turqi. Viti i kaluar ishte një periudhë mësimi i shpejtë, por tash e njoh më mirë mentalitetin dhe sistemit e futbollit turk. Këtë vit jam shumë më i përgatitur”, deklaroi fillimisht ish-trajneri i Portos, Chelseat, Interit, Real Madridit, Tottenhamit e Romës.
“Neymar ka fituar aq shumë në Arabinë Saudite… Nuk ia vlen as të mendosh se sa zero janë në rrogën e tij”, tha tutje trajneri portugez, duke e hedhur mundësinë që Neymar të rikthehet në Evropë për Fenerbahçen.
Në fund për rivalin e tij, Carlo Ancelotti, i cili e mori në dorë Kombëtaren e Brazilit në fillim të kësaj vere.
“Seleçao ka shumë mundësi në Botërorin e ardhshëm. Me Ancelottin në krye, mund ta zhvillojnë një projekt solid dhe konkurrues”, përfundoi “Special One”. /Gazeta Express