Mourinho pas humbjes: U duk sikur shkuam për të luftuar me revole pa plumba - Gazeta Express
string(74) "mourinho-pas-humbjes-u-duk-sikur-shkuam-per-te-luftuar-me-revole-pa-plumba"

Mourinho pas humbjes: U duk sikur shkuam për të luftuar me revole pa plumba

Gazeta Express

20/02/2020 0:00

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, është i bindur se skuadra e tij e ka çdo mundësi për ta mposhtur RB Leipzigun në ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në udhëtim, në përpjekje për ta siguruar një vend në mesin e tetë më të mirëve në këtë garë.

Leipzig bëri një hap të rëndësishëm duke e fituar ndeshjen e parë të 1/8 së finales të mërkurën në Londër, falë golit të Timo Werner nga penalltia, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri portugez këmbëngul se nuk është i brengosur për rezultatin, por për lodhjen e lojtarëve si pasojë e ndeshjeve të shpeshta.

“Ishte një situatë sikur të shkosh për të luftuar me revole pa plumba. Mund të thoni se patëm fat në disa momente, por nëj portier i madh i bëri dy pritje të mahnitshme”, tha Mourinho pas ndeshjes.

“Nuk merakosem për rezultatin 1:0, sepse ne mund të shkojë atje dhe të fitojmë. Ajo që më brengos është fakti se do të luajmë me të njëjtit lojtarë në shumë ndeshje të ardhshme”, shtoi ai.

Tottenham ishte pa dyshen kryesore në sulm, Harry Kane dhe Son, të cilët vuajnë nga lëndimet./Gazeta Express/