Eksperienca e Jose Mourinhos në Fenerbahçe duket se do të marrë fund me të përfunduar sezoni aktual.
Mediat turke raportojnë se “Special One” ka arritur marrëveshje në parim me Federatën Portugeze të Futbollit për ta drejtuar Kombëtaren portugeze.
Për këtë siguron mediumi “Haberturk”, sipas të së cilit, ndonëse ka kontratë me klubin turk, trajneri do ta gjejë gjuhën e përbashkët me Verdh e Kaltrit për ta shkëputur atë me marrëveshje të dyanshme, përcjell “Gazeta Express”.
Jose Mourinho, Portekiz Milli Takımı ile anlaştı. (Habertürk) pic.twitter.com/L01yKjEyQo
— Korner Sports (@kornerspors) May 15, 2025
Gjithnjë sipas këtij mediumi, ish-trajneri i Benficas, União de Leirias, Portos, Chelseat, Interit, Real Madridit, Manchester Unitedit, Tottenhamit dhe Romës, do ta marrë në dorë Kombëtaren pas përfundimit të finaleve të Ligës së Kombeve ku Portugalia është pjesë e gjysmëfinales dhe aty do të përballet me Gjermaninë.
Trajneri i Fenerbahçes me shumë gjasë mund ta marrë në dorë Kombëtaren në kualifikimet e Botërorit 2026, ku portugezët janë në grup me Hungarinë, Irlandën dhe Armeninë. /Gazeta Express