Mourinho: Mendoj më pak për veten dhe më shumë për skuadrën, Interi dhe Reali janë kandidatë për ta fituar Championsin - Gazeta Express
string(116) "mourinho-mendoj-me-pak-per-veten-dhe-me-shume-per-skuadren-interi-dhe-reali-jane-kandidate-per-ta-fituar-championsin"

Futboll

Gazeta Express

29/01/2026 10:35

Mourinho: Mendoj më pak për veten dhe më shumë për skuadrën, Interi dhe Reali janë kandidatë për ta fituar Championsin

Futboll

Gazeta Express

29/01/2026 10:35

Pas fitores historike 4-2 të Benficës ndaj Real Madridit, trajneri José Mourinho foli në konferencë për shtyp duke theksuar se fokusi i tij kryesor është skuadra dhe jo vetja.

“Sot mendoj më pak për veten time dhe më shumë për ekipin, lojtarët dhe klubin. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Benficën”, deklaroi tekniku portugez, shkruan “Gazeta Express”.

Mourinho theksoi se kjo ishte fitorja e tij e parë si trajner kundër Real Madridit, pas pesë humbjeve të mëparshme, duke e cilësuar suksesin si të veçantë, por pa dashur ta personalizojë.

Ai foli edhe për ekipet favorite në garë, duke i përmendur ish-skuadrat e tij:

“Interi dhe Real Madridi janë kandidatë seriozë për fitimin e trofeut. Janë skuadra me eksperiencë dhe cilësi të jashtëzakonshme”.

Në fund, Mourinho e përmendi edhe lidhjen e veçantë me stadiumin “Santiago Bernabéu”, duke e pranuar se kthimi atje sjell gjithmonë emocione për shkak të së kaluarës së tij me klubin madrilen. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement