Mourinho: Lampardi i pikëlluar dhe i vetmuar kur Chelsea humb, duhet ta përkrah më shumë klubin - Gazeta Express
string(93) "mourinho-lampardi-i-pikelluar-dhe-i-vetmuar-kur-chelsea-humb-duhet-ta-perkrah-me-shume-klubin"

Gazeta Express

30/09/2020 10:38

Mourinho: Lampardi i pikëlluar dhe i vetmuar kur Chelsea humb, duhet ta përkrah më shumë klubin

Gazeta Express

30/09/2020 10:38

Jose Mourinho ka thënë se Frank Lampard u duk i trishtuar dhe i qetë në karrigen e tij kur Chelsea po humbiste 3:0 kundër West Brom të dielën, prandaj i ofroi këshilla ish-futbollistit të vet për mënyrën sesi duhet të sillet në vijën anësorë, pasi Tottenhami i tij e arriti çerekfinalen e Carabao Cup duke e mposhtur rivalin e vet londinez në penallti.

Chelsea, i cili u eliminua pasi Mason Mount e humbi penalltinë vendimtare, po e fitonte ndeshjen pas golit të hershëm të Timo Werner kur Mourinho dhe Lampard u kacafytën në vijën anësore në Tottenham Hotspur Stadium, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri i Tottenhamit e provokoi rivalin e vet, duke thënë se ai nuk i kishte mbrojtur lojtarët e vet kur Chelsea ndodhej në disavantazh në barazimin 3:3 me West Brom.

Mourinho tha se i vjen keq kur e sheh Lampardin të trishtuar dhe shtoi se ai duhet të jetë më i qetë kur ekipi i tij është duke fituar.

“Sa i përket Frankit, ndjenjat e mira për të janë më të rëndësishme sesa fjalët që i shkëmbej me të. E vetmja gjë që ia thashë është mendimi i një trajneri të vjetër për një trajner të ri e të talentuar, se lojtarët kanë nevojë për ne kur janë duke humbur. Kur janë duke fituar, ne nuk kemi nevojë të jemi protagonistë në vijën anësore”, tha Mourinho.

“Herën e fundit kur (Chelsea) po humbiste 3:0, unë ndjeva keqardhje për të sepse ai ishte shumë i trishtuar dhe i qetë në karrigen e tij”, shtoi ai. /Gazeta Express/