Mourinho kritikon ashpër trajnerët “pa CV”: Njerëz që s’kanë bërë asgjë po drejtojnë klubet më të mëdha - Gazeta Express
string(99) "mourinho-kritikon-ashper-trajneret-pa-cv-njerez-qe-skane-bere-asgje-po-drejtojne-klubet-me-te-medha"

Sport

Gazeta Express

22/01/2026 16:23

Mourinho kritikon ashpër trajnerët “pa CV”: Njerëz që s’kanë bërë asgjë po drejtojnë klubet më të mëdha

Sport

Gazeta Express

22/01/2026 16:23

José Mourinho ka bërë deklarata të forta që kanë shkaktuar debat në botën e futbollit, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si klubet e mëdha zgjedhin trajnerët e tyre.

“Njerëzit që nuk kanë bërë asgjë po drejtojnë klubet më të mëdha,” u shpreh portugezi, duke theksuar se për të është befasuese kur trajnerë pa histori dhe pa një punë të provuar marrin drejtimin e gjigantëve të futbollit botëror.

Mourinho bëri një krahasim të drejtpërdrejtë me emra të mëdhenj të pankinave evropiane:
“Kur Milani punëson Massimiliano Allegrin, Juventusi Luciano Spallettin apo Roma Gian Piero Gasperinin, kjo nuk është kurrë surprizë për mua.”

Sipas “Special One”, problemi qëndron te fakti se disa trajnerë arrijnë poste të mëdha pa pasur rezultate apo trofe që justifikojnë këto emërime.
“Befasia e vërtetë është kur njerëz që nuk kanë bërë asgjë marrin punë kaq të mëdha,” shtoi ai.

Deklaratat e Mourinhos vijnë në një kohë kur gjithnjë e më shumë klube po rrezikojnë me emra të rinj ose pa eksperiencë të madhe në nivelet më të larta, duke hapur një debat të gjerë mbi meritokracinë dhe peshën e përvojës në futbollin modern. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement