Mourinho: Isha i poshtër me lojtarët në Inter, u thashë se e fituan kampionatin e m*tit - Gazeta Express
string(84) "mourinho-isha-i-poshter-me-lojtaret-ne-inter-u-thashe-se-e-fituan-kampionatin-e-mtit"

Mourinho: Isha i poshtër me lojtarët në Inter, u thashë se e fituan kampionatin e m*tit

Gazeta Express

22/05/2020 15:18

Jose Mourinho e ka pranuar se ai nuk ishte sjellë mirë me lojtarët e tij në Inter gjatë kohës sa kishte qenë me ekipin fitues të tripletës në sezonin 2009/10. Megjithatë, ai shtoi se në fund e kishte ndierë se klubi ishte pjesë e një familje të madhe.

Strategu portugez, tani në krye të Tottenhamit, i kishte drejtuar zikaltrit në sezonin e tyre më të suksesshëm në histori, kur i kishin fituar titujt e Serisë A, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përderisa Mourinho tani, në dhjetëvjetorin e tripletës, e kujton me dashuri atë kapitull të karrierës së tij, ai e pranon se në disa raste kishte qenë më i ashpër sesa që duhet me lojtarët e tij në San Siro.

“Kështu e kanë marrëdhëniet e tilla – unë jam trajneri, ju luani. Dhembshuria varet nga gatishmëria për të më pranuar ashtu siç jam, sikur një mozaik”, ka thënë Mourinho për Gazzetta dello Sport.

“Në Inter kishte njerëz që po prisnin për dikë si unë që ta kompletoja mozaikun. Unë nuk jam kurrë i rremë, jam origjinal. Unë jam vetja dhe kjo është e gjitha. Unë isha edhe i poshtër, por ky jam unë”.

Kur u pyet ta sqarojë këtë deklaratë, portugezi e theksoi humbjen me rezultat 3:2 kundër Bergamos në janar të vitit 2009, pas së cilit thotë se e kishte humbur durimin, por më vonë ishte detyruar t’u kërkojë falje lojtarëve.

“Veçanërisht pas disfatës kundër Bergamos, isha shumë i dhunshëm me lojtarët e mi. U thashë se e kishin fituar kampionatit e m*tit. Por, pastaj e kuptova se i kisha lënduar ata dhe u kërkova falje”. /Gazeta Express/