string(62) "mourinho-ironizon-me-portat-e-shkendijes-mendova-se-jam-rritur"

Gazeta Express

25/09/2020 10:16

Mourinho ironizon me portat e Shkëndijës: “Mendova se jam rritur…”

Gazeta Express

25/09/2020 10:16

Jose Mourinho ka gjetur kohë të bëjë shaka pas ndeshjes me Shkëndijën. Portat në stadiumin ku u luajt mbrëmë sfida ishin 5cm më të vogla se portat e zakonshme.

Tottenham e ka eliminuar skuadrën shqiptare, Shkëndijën nga Europa League, pasi e mposhti 3-1 në Tetovë.

Mourinho mendon se ndoshta ekipi i tij mund të ishte larguar me më shumë gola nëse portat sipas tij do të kishin qenë në rregull.

Ai ka treguar se e kishte thirrur edhe delegatin e UEFA-s ku kishin konfirmuar se portat nuk janë në rregull – ato ishin 5cm më të vogla se portat e zakonshme.

Mou e ka shfrytëzuar këtë për të bërë shaka në llogarinë personale në ‘Instagram’.

“Mendova se jam rritur, por më pas e kuptova se porta ishte 5cm më e vogël. Shkëndija 1 – 3 Tottenham”, ka shkruar Mourinho në llogarinë personale në ‘Instagram’. /Gazeta Express/