Mourinho ia la në dorë Aurierit të vendosë, pas vrasjes së vëllait - Gazeta Express
string(65) "mourinho-ia-la-ne-dore-aurierit-te-vendose-pas-vrasjes-se-vellait"

Gazeta Express

15/07/2020 9:13

Mourinho ia la në dorë Aurierit të vendosë, pas vrasjes së vëllait

Gazeta Express

15/07/2020 9:13

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka thënë se ai do ta lërë në dorën e Serge Aurier të vendosë nëse ai dëshiron të luajë apo jo pas vrasjes së vëllait të tij.

Mediumet franceze raportuan të hënën se Christopher Aurieri ishte gjuajtur me armë zjarri jashtë një klubi nate në Toulouse të Francës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vdekja e 26-vjeçarit më vonë u konfirmua nga Tottenhami, që e lëshoi një deklaratë për media.

Tottenhami do të luajë të mërkurën në ndeshjen e Premierligës kundër Neëcastle Unitedit, përderisa tentojnë të kualifikohen për Ligën e Evropës tani që kanë mbetur vetëm edhe tre xhiro deri në fund.

Mourinho e konfirmoi se ai do të bisedojë me Aurier para se të vendosë nëse do ta përfshijë atë në këtë ndeshje apo jo, përderisa e konfirmoi se lojtari mund edhe të kthehet në Francë nëse e dëshiron një gjë të tillë.

“Unë ende nuk e di, nuk e di se çfarë dëshiron të bëjë ai. Nuk do t’i bëj aspak presion. Ndoshta ai do të udhëtojë me ne sepse mund të jetë një gjë e mirë për të, por pastaj mund të mos jetë gati të luajë”, ka thënë Mourinho.

“Nuk ia kam idenë, e vetmja gjë që është e qartë është se ne jemi këtu për ta përkrahur atë dhe të mos i kërkojmë asgjë. Ne ia kemi dhënë atij të gjitha opsionet. Ai mund të bëjë çfarëdo që të dojë, ai mund të kthehet në Francë, mund të qëndrojë këtu, mund të vijë në stërvitje, mund të vijë në ndeshje”.

“Kjo është e qartë, është njerëzore, familja është gjëja më e rëndësishme në këto situata tragjike dhe është më e rëndësishme sesa nevoja jonë për të dhe ndeshje jonë vendimtare. Asgjë nuk ka rëndësi, ai do të bëjë çfarëdo që të dojë”.

“Më lejoni të flas me të dhe pastaj do ta shohim. Për momentin, nuk e di. Kam folur me të vetëm përmes telefonit, asgjë më shumë sesa kaq”. /Gazeta Express/