Mourinho i përgjigjet Tottit: “Sa keq që erdha te Roma katër vite me vonesë” - Gazeta Express
string(73) "mourinho-i-pergjigjet-tottit-sa-keq-qe-erdha-te-roma-me-kater-vite-vonese"

Futboll

Gazeta Express

24/06/2021 23:50

Mourinho i përgjigjet Tottit: “Sa keq që erdha te Roma katër vite me vonesë”

Futboll

Gazeta Express

24/06/2021 23:50

Mourinho ka reaguar pas fjalëve të mira që mori nga Francesco Totti.

Legjenda e Romës tha se është i lumtur që “trajneri më i mirë në botë” do ta drejtojë ish klubin, dhe që do të kishte dëshiruar shumë që në të kaluarën, të ishte stërvitur nga portugezi.

Pas elozheve që thuri Totti, ka reaguar Mourinho.

Portugezi ka shkruar në Instagra: “Faleminderit për fjalët tua Francesco, është për të ardhur keq që kam ardhur me katër vite vonesë…. të të stërvitja ty do të kishte qenë kënaqësi, kapiten”.

Totti u pensionua në vitin 2017, pasi kaloi gjithë jetën me fanellën e Romës. /Gazeta Express/