Mourinho: I kam fituar 25 trofe e gjysmë - Gazeta Express
string(39) "mourinho-i-kam-fituar-25-trofe-e-gjysme"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 12:43

Mourinho: I kam fituar 25 trofe e gjysmë

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 12:43

Jose Mourinho pretendon se i ka fituar 25 trofe e gjysmë në karrierën e vet si trajner. Gjysmë trofeun, thotë ai, e fitoi pasi e dërgoi Tottenhamin në finale të Carabao Cup sezonin e kaluar, para se të shkarkohej pak ditë para ndeshjes finale.

Trajneri portugez, i cili do të jetë trajneri i Romës në Serie A nga sezoni i ri, i ka fituar 25 trofe zyrtarisht si trajner i klubeve të ndryshme si Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai e çoi Tottenhamin në finale të kupës së ligës në sezonin 2020/21, por u shkarkua gjashtë ditë para finales për shkak të formës së dobët të skuadrës në Premierligë.

Tottenhami e humbi 1:0 finalen në Wembley kundër Manchester City nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm, Ryan Mason.

Duke folur për The Sun, Mourinho tha: “Nëse dëshiron që unë të jem proaktiv mund të më pyesni tani: ‘Sa trofe i keni fituar në karriere?’ Unë do t’ju them se i kam fituar 25 e gjysmë. Gjysma është finalja që s’e zhvillova me Tottenhamin”.

“Finalja në Wembley është më shumë se një ëndërr. E kam luajtur të parën në stadiumin e ri të Wembley dhe çdo herë që shkoj atje është më shumë se një ëndërr. Dhe ta kesh mundësinë ta fitosh një torfe me një klub që nuk fiton shumë, natyrisht se është ëndërr e dyfishtë”, shtoi ai.

/Gazeta Express/