Mourinho i frikësohet Realit: Një mbret i plagosur është shumë i rrezikshëm - Gazeta Express
string(74) "mourinho-i-frikesohet-realit-nje-mbret-i-plagosur-eshte-shume-i-rrezikshem"

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 17:01

Mourinho i frikësohet Realit: Një mbret i plagosur është shumë i rrezikshëm

Futboll

Gazeta Express

16/02/2026 17:01

Trajneri i Benficas, Jose Mourinho ka deklaruar se Real Madridi do të jetë një “mbret i plagosur” përpara përballjes me në Ligën e Kampionëve nesër.

Benfica përballet me Real Madridin në Lisbonë në ndeshjen e parë të fazës “play-off” të Ligës së Kampionëve.

Kjo është një përballje e menjëhershme mes dy skuadrave pas një dueli kaotik në fazën e ligës.

Në raundin e fundit, Benfica siguroi kualifikimin në mënyrë dramatike, kur portieri Anatoliy Trubin shënoi me kokë në minutën e 98-të, duke dërguar ekipin portugez në fazën me eliminim direkt.

Real Madridi e kishte nisur mbrëmjen në vendin e tretë, por humbja i nxori jashtë tetëshes së parë dhe i dërgoi në “play-off”.

Teksa përgatitet të përballet sërish me ish-skuadrën e tij, Mourinho paralajmëroi se Benfica duhet të presë një Real Madrid të rrezikshëm.

“Ata janë të plagosur. Dhe një mbret i plagosur është i rrezikshëm,” tha ai në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Do të luajmë ndeshjen e parë me mendje të kthjellët, ambicie dhe besim. E dimë çfarë u bëmë mbretërve të Ligës së Kampionëve. Trubin nuk do të jetë në sulm në ‘Estádio da Luz’. Jam shumë i mësuar me këto përballje. Njerëzit shpesh mendojnë se duhet një rezultat i caktuar në ndeshjen e parë, por unë them se nuk ka rezultat përfundimtar.”

Mourinho do të vendosë një rekord të ri në Ligën e Kampionëve, duke u bërë trajneri i parë që drejton shtatë klube të ndryshme në fazën me eliminim direkt.

Ai më parë ka drejtuar Porton, Chelsean, Interin, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin në këtë fazë të kompeticionit.

Pavarësisht historisë së pasur të të dy klubeve, kjo do të jetë vetëm përballja e pestë mes Benficës dhe Real Madridit në Kupën e Europës ose Ligën e Kampionëve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement