Mourinho e pret me padurim Granit Xhakën - Gazeta Express

Mourinho e pret me padurim Granit Xhakën

Futboll

Gazeta Express

30/07/2021 10:45

Në orët e ardhshme, Roma pritet të zyrtarizojë dy goditjet e radhës. Pas Rui Patricios, Mourinho do të ketë në skuadër edhe Matias Viñan dhe Eldor Shomurodov, por Special One shpreson që së shpejti të përforcojë organikën me një tjetër lojtar cilësor të kërkuar prej muajsh.

Granit Xhaka është duke pritur telefonatën e Tiago Pintos për të bërë gati valixhet dhe të fluturojë për në Romë për ekzaminimet mjekësore dhe firmën. Sidoqoftë, situata midis verdhekuqve dhe Arsenalit mbetet e bllokuar. Pinto është ndalur në ofertën prej 15 milionë eurosh dhe ende nuk ka lëvizur për t’iu afruar kërkesës së klubit londinez prej 23 milionë eurosh.

Lexo Edhe:

Shpresa e Mourinhos është që marrëveshja të zhbllokohet në ditët e ardhshme, maksimumi javën e ardhshme për ta pasur 28 vjeçarin e keni në dispozicion në Trigoria.

Në fakt, te Roma shpresojnë të largojnë sa më parë lojtarët e padëshiruar, që Pinto të bëjë një tjetër hap për arritjen e marrëveshjes me Arsenalin për Xhakën. Emri i pare është ai i Robin Olsen. Lille i ka zbehur, por nuk i ka mbyllur përfundimisht, kontaktet me Romën. Falë ndërmjetësit që kontribuoi në mbylljen e operacioneve “Kluivert” dhe “Pau Lopez”, një portë tjetër franceze u hap për portierin: Rennes ka kërkuar informacion për mundësinë e huazimit me të drejtën e blerjes. Pedro pëlqehet në Spanjë, por Roma dëshiron ta shesë në Itali.  Santon, Fazio dhe Bianda po negociojnë për përfundimin e kontratës, ndërsa po Coric reflekton mbi ofertën në formën e huazimit nga Zyrihu, ndërsa Pastore pëlqen Monacon, por negociimi nuk është I lehtë. /SS/