Mourinho e do Muriqin - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

22/05/2020 14:59

Mourinho e do Muriqin

Futboll

Gazeta Express

22/05/2020 14:59

Sulmuesi kosovar pëlqehet nga trajneri i Tottenhamit, i cili e sheh 25 vjeçarin si alternativë të Harry Kanet

Jose Mourinho nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Vedat Muriqi.

Trajneri portugez e do sulmuesin kosovar në Tottenham, shkruan Gazeta Express.

“Special One” e sheh 25 vjeçarin si alternativë ideale të sulmuesit kryesor, Harry Kane.

Oferta e parë e “Spurs” për përfaqësuesin kosovar prej 5 milionë eurosh do të refuzohet gjithsesi nga Fenerbahçe.

Klubi turk i do së paku 20 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.

Muriqi ka shfaqur formë të shkëlqyeshme këtë sezon deri tash duke i realizuar 15 gola dhe duke i dhuruar 6 asistime në 28 ndeshje.

Nënkampioni aktual evropian ndërkohë përballet me një konkurrencë të fortë për prizrenasin.

Muriqin e duan edhe klubet tjera angleze si Manchester United, Newcastle United, Leicester City, Leeds United, West Bromwich Albion, Burnley e Brighton.

Gjithashtu, mediumi turk “Aspor” njofton se ish-futbollistin e Rizesporit e pëlqejnë edhe Lazio e Napoli në Itali.

Muriqi ka kontratë me Fenerbahçen deri në vitin 2023. /Gazeta Express/