Mourinho: Anglia mund ta fitojë Kampionatin Evropian, nuk shoh asnjë skuadër si Franca - Gazeta Express
string(84) "mourinho-anglia-mund-ta-fitoje-kampionatin-evropian-nuk-shoh-asnje-skuader-si-franca"

Instant

Gazeta Express

09/06/2021 18:21

Mourinho: Anglia mund ta fitojë Kampionatin Evropian, nuk shoh asnjë skuadër si Franca

Instant

Gazeta Express

09/06/2021 18:21

Tre Luanët, sipas Mourinhos, kanë shanse për të triumfuar në “Euro 2020”. Portugezi, megjithatë, e ka etiketuar Francën si skuadër më të mirë në Kampionatin Evropian që nis të premten, me 11 qershor.

Anglia ka shanse për të triumfuar në Kampionatin Evropian. Kështu mendon Jose Mourinho, trajneri i ri i Romës.

Sipas tij, Tre Luanët kanë një skuadër të balancuar dhe lojtarë që tashmë e njohin shumë mirë njëri tjetrin.

Megjithatë, trajneri portugez mendon se skuadra më e mirë, tani për tani, në Euro 2020, është Franca.

“Mendoj se Anglia mund ta fitojë Kampionatin Evropian”, tha Mourinho në një interviste me James Corden për ‘The Sun”.

“E shoh vetëm Francën që ka një skuadër të jashtëzakonshme, dhe përveç tyre, nuk shoh ndonjë ekip që është më i mirë se tjetrit, mendoj se pesë apo gjashtë Kombëtare janë të balancuar dhe ANlgia është mesin e tyre”.

“Ka lojtar të shkëlqyer, një staf teknik që tashmë kanë luajtur në Kupë Bote dhe në shumë gara së bashku, ekip me eksperiencë, do të luajnë në shtëpi gjysmëfinalet, duket për ta si një Euro që luhet në Angli dhe mendoj se kanë gjithçka për t’ia dalë”. /Gazeta Express/