Motra rreh motrën tek shtëpia e prindërve në Tiranë dhe më pas e ka goditur me mjet prerës - Gazeta Express
string(90) "motra-rreh-motren-tek-shtepia-e-prinderve-ne-tirane-dhe-me-pas-e-ka-goditur-me-mjet-preres"

Gazeta Express

25/01/2020 12:59

Motra rreh motrën tek shtëpia e prindërve në Tiranë dhe më pas e ka goditur me mjet prerës

Gazeta Express

25/01/2020 12:59

Dhuna në familje kohët e fundit është kthyer në një fenomen shumë shqetësues për familje. Një 24 vjeçare e sapokthyer nga Greqia  është vënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të shtunë pasi akuzohet se ka rrahur motrën e saj 3 vite më të vogël në  shtëpinë e prindërve.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta mes 24 vjeçares A.SH dhe motrës së saj 21 vjeçare që ka përfunduar me plagosjen me thikë të kësaj të fundit, që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo Edhe:

Njoftimi i policise:

Godet motrën, arrestohet në flagrancë 24 vjeçarja

Arrestohet edhe një shtetas, për dhunë në familje

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin  e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi. Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.