Motra e Ronaldos shpërthen ndaj Van Dijk - Gazeta Express
string(40) "motra-e-ronaldos-shperthen-ndaj-van-dijk"

Gazeta Express

03/12/2019 16:55

Motra e Ronaldos shpërthen ndaj Van Dijk

Gazeta Express

03/12/2019 16:55

Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, duke parakaluar Cristiano Ronaldon me 5 të tillë, por një gjë e tillë nuk u prit aspak mirë nga familjarët e portugezit, që shpërthyen në rrjetet sociale.

Kështu motrat e Ronaldos reaguan mjaft ashpër, njëra prej të cilave u kap me deklaratën e mbrojtësit holandez të Liverpoolit, Virgil Van Dijk dhe tjetra ngriti pyetjen se çfarë ka fituar më shumë Messi, që meritoi trofeun këtë sezon.

Lexo Edhe:

“I dashur Virgil, kur të fitosh trofe të rëndësishëm, që vlejnë, atëherë flasim bashkë. Duhet të dish që Ronaldo nga ata ka fituar shumë dhe plot 5 herë Topin e Artë. Ronaldo është një kampion në vendet ku ka luajtur dhe në Premier League është shpallur edhe golshënuesi më i mirë. Kur të fitosh edhe ti disa tituj, atëherë mund të ulesh në një tavolinë me Ronaldon”, shkroi Katia Aveiro, pas deklaratës së Van Dijk, që tha se nuk e kuptonte pse Ronaldo ishte pretendent për të fituar Topin e Artë.

“Nuk kam asgjë me këtë djalë (Messin), por thjesht nuk e kuptoj çfarë ka fituar më shumë se vëllai im, që të marrë këtë çmim”, shkroi motra tjetër e yllit të Juventusit, Elma Dos Santos.

Nuk mund të ngelte pa reaguar edhe mamaja e portugezit, që në një status në rrjetet sociale shprehu gjithë mbështetjen ndaj të virit, duke e cilësuar si “heroin dhe krenarinë e familjes dhe të gjithë Portugalisë”.