Motra e fuqishme e Kim Jong Un thotë se Koreja e Jugut mbetet "armike" dhe se nuk ka "asnjë interes" për bisedime - Gazeta Express
string(109) "motra-e-fuqishme-e-kim-jong-un-thote-se-koreja-e-jugut-mbetet-armike-dhe-se-nuk-ka-asnje-interes-per-bisedime"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 12:13

Motra e fuqishme e Kim Jong Un thotë se Koreja e Jugut mbetet “armike” dhe se nuk ka “asnjë interes” për bisedime

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 12:13

Koreja e Jugut mbretet “armike e Koresë së Veriut pavarësisht hapave të fundit të Seulit për t’i zbutur tensionet përgjatë paraleles së 38-të, tha të hënën në mediat shtetërore motra e fuqishme e liderit verikorean Kim Jong Un.

Koreja e Veriut “nuk ka asnjë interes” për bisedime me Jugun, pavarësisht se çfarë propozimi ofrohet, tha Kim Yo Jong në një deklaratë të publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), shkruan CNN.

Komentet e Kim-it përbëjnë përgjigjen e parë zyrtare të Koresë së Veriut që nga marrja e detyrës nga qeveria e re e Koresë së Jugut më 4 qershor, pas muajsh trazirash politike për shkak të shpalljes së gjendjes ushtarake nga ish-udhëheqësi Yoon Suk Yeol në dhjetor.

Yoon tha se shpallja e gjendjes ushtarake, të cilën Asambleja Kombëtare e anuloi pas gjashtë orësh, ishte e nevojshme për ta luftuar ndikimin verikorean midis kundërshtarëve të udhëheqjes së tij në qeverinë e Koresë së Jugut.

Gjestet pajtuese të bëra që nga zgjedhja e Presidentit Lee Jae Myung nuk kishin fshirë faktin se aleanca ushtarake e Koresë së Jugut me Shtetet e Bashkuara kishte “njollosur” gjysmën jugore të Gadishullit Korean, shtoi ajo.

Rikonfirmimi nga ana e presidentit të ri jugkorean i aleancës me SHBA-në tregon se nuk ka asnjë mundësi për përmirësim të marrëdhënieve Veri-Jug, thuhej në deklaratë.

Kim tha se administrata e re e Lee-t do të jetë paksa e ndryshme nga qeveria e Yoon-it, duke përshkruar atë që ajo e quajti “besim të verbër” në aleancën e Seulit me Washingtonin.

“Nuk mund të ketë asnjë ndryshim në kuptimin që shteti ynë ka për armikun, dhe ata nuk mund ta kthejnë pas orën e historisë”, tha Kim në deklaratën e së hënës.