Motorri përplaset nga një makinë në aksin Maliq-Pogradec, nënë e bir të plagosur rëndë - Gazeta Express
string(85) "motorri-perplaset-nga-nje-makine-ne-aksin-maliq-pogradec-nene-e-bir-te-plagosur-rende"

Shqiperi

Gazeta Express

02/01/2025 15:34

Motorri përplaset nga një makinë në aksin Maliq-Pogradec, nënë e bir të plagosur rëndë

Shqiperi

Gazeta Express

02/01/2025 15:34

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Maliq-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë. Një automjet ka përplasur një motor, ku po udhëtonin dy persona, duke i lënë të plagosur rëndë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në motor ndodheshin nënë e biri, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se përplasja është shkaktuar nga pakujdesia në drejtim dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement