Motorola ka njoftuar se së shpejti do të
vij me modelin e ri të telefonit të palosshëm.
Telefoni i ri që pritet të quhet Moto Razr
2023 do të ketë shpejtësi të rifreskimit me 144Hz, një hap para nga niveli
aktual i rifreskimit prej 120Hz në telefonat aktual të palosshëm.
Ekran ka të ngjarë të jetë me madhësi prej 6.7
inç 1080p, gjeneratën e parë të Snapdragon 8 Plus, megjithëse ka mundësi që të
shkojë edhe me gjeneratën e dytë të Snapdragon 8.
Sa i përket baterisë, ajo ose do të jetë rreth
3,500 mAh e modelit të tanishëm ose një bateri më të vogël prej 2,850 mAh .
Bateria më e vogël mund të jetë një
domosdoshmëri për të përshtatur një ekran më të madh, megjithëse një version me
një ekran më të vogël është gjithashtu në shqyrtim.
Emri se si do të quhet telefoni i ri është i
paqartë.
Motorola ka mundësi të vendos emrin Razr+ ose
të zgjedhë një emër Pro ose Ultra./Shqip.com