Një aksident është shënuar të mërkurën në Rrugën e Kombit, në aksin që lidh Kosovën me Shqipërinë.
Një motorist nga Peja, i cili po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është rrëzuar në rrugë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.
Sipas a2cnn, motoristi është dërguar për në spitalin e Kukësit pastaj është dërguar për në spitalin e Prizrenit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i motorit.