Motori përplaset me automjetin, ndërron jetë një 22-vjeçari në Vlorë - Gazeta Express
string(67) "motori-perplaset-me-automjetin-nderron-jete-nje-22-vjecari-ne-vlore"

Motori përplaset me automjetin, ndërron jetë një 22-vjeçari në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2025 19:53

Një 22 vjeçar humbi jetën ditën e sotme në Vlorë pas një aksidenti të rëndë. Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Fatjon Kasaj.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur sot, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, ju bëjmë me dije se është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të motomjetit që humbi jetën në vendngjarje, i cili rezulton të jetë shtetasi Fatjon Kasaj, 22 vjeç”, njoftoi policia.

Lexo Edhe:

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha. Një motomjet tip “Yamaha”, u përplas me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, Fatjon Kasaj ndërroi jetë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit