Motori doli nga rruga, humb jetën 71-vjeçari në Memaliaj
Shqiperi
Gazeta Express
01/05/2025 12:39
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte rreth orës 01:55, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, në afërsi të fshatit Qesarat.
Motomjeti që drejtohej nga shtetasi Sh.S., 71 vjeç, banues në fshatin Toç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga 71-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes