Një motoçiklist ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku me një veturë që ndodhi në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit është lënduar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar për tretman mjekësor”.
Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.