Motoçiklisti godet dy këmbësore në Mitrovicë të Jugut - Gazeta Express
string(53) "motociklisti-godet-dy-kembesore-ne-mitrovice-te-jugut"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 10:47

Motoçiklisti godet dy këmbësore në Mitrovicë të Jugut

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 10:47

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 19:09 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, në vendkalim të këmbësorëve ka goditur dy këmbësore, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, i dyshuari dhe dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovice Jugu, 03.03.2021-19:09. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar Motoçikletën, ne vendkalim te këmbësorëve ka goditur dy viktimat femra kosovare. Si pasoj e aksidentit i dyshuari dhe dy viktimat pësojnë lëndime trupore dhe te njëjtit dërgohen për tretman mjekësor ku pas tretmanit mjekësor i dyshuari dhe një viktime lirohen ndërsa viktima tjetër ndalet për tretman te mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Express/