Moti sot në vendin tonë - Gazeta Express
string(25) "moti-sot-ne-vendin-tone-3"

Lajme

Gazeta Express

11/04/2023 7:15

Moti sot në vendin tonë

Lajme

Gazeta Express

11/04/2023 7:15

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot  i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, vranësirat e kohëpaskohshme parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat do të jenë pozitive në të dy vlerat ekstreme, ato minimale pritet të sillen ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 10 dhe 13 gradë Celsius.

Do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërkohë që presioni atmosferik do të shënojë vlera të rritura mbi normalen. /KP