Moti sot do jetë pjesërisht me vranësira me periudha me diell. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.
Në Shkup, mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.