Moti sot në Maqedoni - Gazeta Express
string(24) "moti-sot-ne-maqedoni-222"

Maqedoni

Gazeta Express

09/02/2026 11:10

Moti sot në Maqedoni

Maqedoni

Gazeta Express

09/02/2026 11:10

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe me reshje shiu të herëpashershme që do të jenë më intensive në pjesët juglindore (mbi 15 l/m²).

Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë, reshjet e shiut do të shndërrohen në borë në viset më të larta. Do të fryjë dhe erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 0 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu të herëpashershme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë Celsiusë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement