Moti sot në Maqedoni - Gazeta Express
string(23) "moti-sot-ne-maqedoni-17"

Gazeta Express

12/07/2020 12:04

Moti sot në Maqedoni

Gazeta Express

12/07/2020 12:04

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite kryesisht  në rajonet malore të perëndimit do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shi dhe bubullima të rralla, përcjell Gazeta Express.

Do të fryejë  erë mesatare deri në të përforcuar veriore e cila gjatë ditës më shumë do të shprehet përgjatë Vardarit.

Lexo Edhe:

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri 21 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 27 deri 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 8.

Në Shkup mot i ngjashëm me erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 18 gradë Celsius ndërsa e ditës do të arrijë 30 gradë Celsius.

Periudha e motit stabil vazhdon edhe nesër. Era e përforcuar që do të fryejë  në mbarë shtetin që do do të kushtëzojë  rënie të temperaturës  për rreth 5 gradë Celsius.