Moti sot në Maqedoni - Gazeta Express
string(23) "moti-sot-ne-maqedoni-16"

Gazeta Express

11/07/2020 10:36

Moti sot në Maqedoni

Gazeta Express

11/07/2020 10:36

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Pasdite kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave të rralla. Temperatura minimale do të lëviz prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri në 36 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, përcjell Gazeta Express.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare verilindore. Temperatura minimale do të ulet deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 33 gradë .

Lexo Edhe:

Prej nesër paradite dhe të hënën gjatë ditës do të fryejë erë e përforcuar veriore edhe atëherë temperaturat do të jenë sërish më të ulëta (për 3 deri në 5 gradë). Nga e hëna vijon periudhë e motit më stabil me rritje graduale të temperaturës.