Moti për sot dhe tri ditët e ardhshme - Gazeta Express
string(37) "moti-per-sot-dhe-tri-ditet-e-ardhshme"

Moti për sot dhe tri ditët e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 7:01

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme. Mëngjeset do të jenë të ftohta e në mbrëmje do të ketë mundësi edhe për reshje shiu, shkruan Express.

19.01 – Pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime.  Në mëngjes shumë ftohtë.

Lexo Edhe:

20.01 – Mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. 

21.01 – Kryesisht me vransira.  Në mëngjes ftohtë.  Mbrëmjes në perëndim të vendit mundësi për reshje shiu.

22.01 – Kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu, që më vonë në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rritje, me minimale që zbresin deri në -12C të martën, e deri të premte rriten edhe në +2C. Maksimalet gradualisht në rritje nga -4C deri në 8C ditën e premte.

Do të fryj erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s, e në pjesën e dytë të javës nga juglindja e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e më pas në rënie./Gazeta Express