Moti për sot dhe katër ditët e ardhshme - Gazeta Express

Moti për sot dhe katër ditët e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

11/07/2020 7:03

Fundjava do të sjell një pauzë të të nxehtit. Nga e diela do të jetë më freskët, me mundësi për riga lokale shiu, derisa fillimi i javës së ardhshme kryesisht me diell, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat e ajrit edhe nesër mbesin ndjeshëm mbi vlera mesatare, e nga dita e diel pritet të zbresin përreth vlerave pak më të ulëta për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 15C, të shtunën, deri në 9C ditën e martë. Maksimalet të shtunën do të rriten deri në 34C, ndërsa të hënën zbresin në 21C deri 23C.

Të shtunën era do të fryejë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme, e ditën e diel erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-15m/s.

Shtypja atmosferike pritet të zbres në vlera normale, e më pas shënon rritje.

Parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme:

11.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite më vonë, përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

12.07 – Më freskët dhe me erë. Kryesisht me diell, pasdite me pak vransira. Përreth viseve malore mundësi për ndonë rigë lokale shiu.

13.07 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

14.07 – Kryesisht me diell. Në mëngjes më ftohtë

15.07 – Kryesisht me diell, më nxehtë.