Moti për fundjavë: E shtuna e vranët, e diela më e ngrohtë - Gazeta Express
string(56) "moti-per-fundjave-e-shtuna-e-vranet-e-diela-me-e-ngrohte"

Gazeta Express

11/04/2026 7:03

Moti për fundjavë: E shtuna e vranët, e diela më e ngrohtë

Gazeta Express

11/04/2026 7:03

Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0–1°C, ndërsa maksimalet parashihen ndërmjet 9–12°C.

Pasdite, vende-vende priten riga shiu. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s.

Të dielën mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale 0–2°C, ndërsa maksimalet 15–18°C . Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Screenshot

Advertisement
Advertisement
Advertisement