Moti nesër dhe ditëve në vazhdim - Gazeta Express
string(35) "moti-neser-dhe-diteve-ne-vazhdim-99"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 23:10

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 23:10

Të mërkurën në Kosovë na pret mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu të herëpashershme dhe me erëra të ftohta nga veriu. Temperaturat pritet të luhaten nga 5 minimalja deri në 12 gradë Celsius ajo maksimale.

Vranësira të dendura priten të mërkurën edhe në Maqedoninë Veriore, veri të Malit të Zi, Luginë të Preshevës dhe veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë, ndërkohë që në pjesët tjera të Shqipërisë dhe jug të Malit të Zi priten intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Reshje lokale shiu përpos disa pjesëve të Kosovës, priten edhe në veri të Malit të Zi, pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe shumë pak në veri dhe lindje të Shqipërisë. Reshjet do të jenë intensitetit të dobët në shumicën e rajoneve ku ato priten.

Në malet e larta pritet reshje kryesisht të dobëta bore.

Përmirësim substancial të motit do të kemi të enjten me më shumë diell dhe rritje të temperaturave, por do të ketë vranësira lokale./MeteoBallkan