Moti nesër dhe ditëve në vazhdim - Gazeta Express
string(35) "moti-neser-dhe-diteve-ne-vazhdim-98"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 23:14

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 23:14

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të herëpashershme, lokale shiu. Do të fryjnë erëra të relativisht të ftohta nga veriu, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 12 gradë Celsius. Në Dukagjin do të ketë më shumë intervale kohore me diell, kurse në viset e larta malore do të ketë reshje bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell.

Në perëndim të Shqipërisë pritet të ketë më shumë diell dhe pak më ngrohtë, në lindje më shumë vranësira e ndonjë reshje e dobët lokale. Reshje të pakta lokale priten edhe në Maqedoni, kurse në veri të Malit të Zi priten reshje bore.

Vranësira të dendura dhe reshje lokale priten edhe të mërkurën.

Nga e Enjta përmirësim i motit./MeteoBallkan