Moti nesër dhe ditëve në vazhdim - Gazeta Express
string(35) "moti-neser-dhe-diteve-ne-vazhdim-92"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 23:38

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 23:38

Të Premten në Kosovë na pret mot me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët, kurse dita mjaft e nxehtë me temperatura maksimale nga 25 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër na pret mot me diell dhe i nxehtë. Mëngjesi do të jetë i freskët në disa vise kontinentale.

Temperaturat gjatë dites deri në 30 gradë Celsius në viset e nxehta.

Fundjava vjen e qetë dhe stabile e me diell. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, madje pritet rritje e mëtutjeshme e tyre deri në 30 apo 31 gradë Celsius në Kosovë, Shqipëri dhe vendet tjera rajonale./MeteoBallkan