Moti nesër dhe ditëve në vazhdim - Gazeta Express
string(35) "moti-neser-dhe-diteve-ne-vazhdim-82"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 22:48

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 22:48

Të Mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, por priten edhe kalime vranësirash të shtresave të larta. nuk priten reshje atmosferike. Temperaturat pritet të lëvizin nga 12 minimalja deri në 32 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe në disa rajone me kalime vranësirash kryesisht të shtresave të larta atmosferike.

Vapa e fuqishme verore pritet të ndjehet sidomos ditën e Enjte dhe të Premte me temperatura deri në 35 gradë Celsius, madje të Premten mund të jetë edhe më nxehtë. Për reshje atmosferike as që bëhet fjalë, por vranësirat e shiut pritet të arrijnë të Shtunën.

Fillimisht në Shqipëri, pastaj deri pasdite apo në mbrëmje edhe në Kosovë priten reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive shiu dhe stuhi lokal. Temperaturat do të shënojnë ulje graduale./MeteoBallkan