Mot më i freskët, kryesisht me vranësira po parashihet ditën e shtunë, kohë pas kohe me reshje të dobëta lokale shiu, që mund të jenë më të shprehura nga pjesë perëndimore të vendit. Frynë erëra lindore e verilindore të lehta dhe mesatare, 3-8m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 17 e 19C, e ato minimale zbresin në 12C e 14C.
Kushte për më shumë të reshura shiu po priten ditën e diel, sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Temperaturat mbesin të ulëta prej 17C. Duke shkuar ditëve të fundit të shtatorit, ende kalojnë vranësira mbi vend, megjithëse nuk mungojnë edhe intervalet me diell. Temperaturat vijojnë me rënie graduale deri në 15C e 16C, e minimalet mund të zbresin deri në 6C e 7C. Erërat fryjnë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 2-8m/s, me hove deri në 12m/s të hënën./MendimipërMotin/