Moti i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku pritet reshje shiu dhe shtrëngata - Gazeta Express
string(75) "moti-i-paqendrueshem-ne-shqiperi-zonat-ku-pritet-reshje-shiu-dhe-shtrengata"

Ballina

Gazeta Express

26/09/2025 8:00

Moti i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku pritet reshje shiu dhe shtrëngata

Ballina

Gazeta Express

26/09/2025 8:00

Territori shqiptar do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira që do të shfaqen që në orët e para të mëngjesit. Në zonat veriore dhe verilindore parashikohen rrebeshe lokale shiu.

Gjatë mesditës dhe pas saj, reshjet do të shtrihen në të gjithë vendin, shpeshherë në formë shtrëngatash. Edhe gjatë natës moti do të mbetet i vranët dhe me reshje, megjithëse në intensitet më të ulët.

Temperaturat do të vijojnë rënien, duke u luhatur nga 9°C në Pukë si minimumi ditor, deri në 30°C në qarkun e Elbasanit si maksimumi.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në brigjet detare do të shkaktojë dallgëzim deri në 3 ballë.