string(42) "moti-i-keq-le-pa-energji-fshatrat-e-korces"

Shqiperi

Gazeta Express

25/09/2023 10:50

Moti i keq lë pa energji fshatrat e Korçës

Shqiperi

Gazeta Express

25/09/2023 10:50

Për shkak të motit të keq, energjia elektrike është ndërprerë në disa fshatra të qarkut të Korçës.

Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë lënë 22 fshatra pa energji elektrike në zonën e Maliqit, 12 në zonën e Pogradecit dhe mbi 6 fshatra në bashkinë e Devollit dhe Kolonjës.

Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve.